Greta Koçi

Musician/Band

Greta Koçi -Official Page
https://www.instagram.com/gretakoci1





Greta Koçi ka lindur më 26 shtator 1991 në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë.
Talenti i saj per muziken është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj, TV1 në Shkodër.

Ne vitin 1996, intepretoi kengen e pare te saje per femije, e titulluar
" NE EKRANIN TONE", me tekst dhe muzike nga nena e saje dhe me orkestrim te Kujtim Alise.
Kjo kenge u realizua me nje vidioklip dhe mund te thuhet se ishte realizimi i pare i vidioklipeve ne Shqiperi i realizuar nga Shkodra TV1.

Në moshën 12- vjeçare ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë live që u zhvillua në Radio Tirana.

Në moshën 13 vjeçare u realizua bashkëpunimi me këngëtarin Erion Korini me këngën "KUSH KA FAJ".

Në vitin 2005 mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike me këngën "KAM MALL" të kompozuar nga Florjan Mumajezi dhe tekst të Turian Hyskës.

Në muajin prill 2006, realizoi 3 këngë të reja me tre kompozitorët më të mirë maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko, përkatësisht: "BEJ BE QE S'TE DUA", "DASHURI PA SHIJE" dhe "NJE HERE PO, NJE HERE JO".
Po këtë muaj ka realizuar dy këngë me kompozitorin Adrian Hila: "ZEMRA PER TY NDAL" dhe "IK NGA UNE TANI".

Më 7 tetor 2006 fitoi çmimin e pare në festivalin: Mikrofoni i artë, me këngën: "FOLI DJALIT" të kompozuar nga Genti Lako.

Më datë 2 dhjetor 2006 hedh në treg albumin e saj të parë të titulluar: "MOS SHIKO TJETER".

Më datë 15 dhjetor 2006 promovon bashkepunimin me këngëtarin kosovar Labinot Tahiri me kengën "KERCIM DASHURIE".

Më 21-23 dhjetor 2006 mori pjesë në Festivalin e 45-të Kombëtar të Këngës në Radiotelevizion me këngën "EJA ZEMER" të kompozuar nga Genti Lako dhe tekst të Arben Dukës.

Me daten 9 mars 2007 - Kenga e saj "KERCIM DASHURIE" kompozuar nga Genti Lako dhe tekst te Arben Dukes eshte botuar ne nje compilation (permbledhje) ne Sh.B.A me kengetaret me te famshem te botes si, Beyonce, Roxett, U2, etj. Ky compilation eshte shperndare ne te gjitha radiot e botes me te drejte ekskluzive te radio "Ventures".

Më 27 mars 2007 merr pjese ne Festivalin" Top Fest 4"dhe fiton cmimin e pare me këngën "SA ME LODHE" me kompozim te Genti Lako.

Ne Qershor te vitit 2008, hodhi ne treg albumin e dyte te titulluar " DO ME SHAJE NENA"

Me 22 janar 2008, realizoi në Audio dhe Video kolazhin me kenge popullore qytetare të Jugut.

Në mars 2008, filloi një TOUR koncertesh në gjitha sheshet dhe pallatet e sportit ne te gjith Shqiperine. Touri u realizua per 2 muaj.Greta Koci shoqerohej nga trupa e baletit dhe nje ekip teknik prej 37 personash.
Turi në të gjithe Shqiperinë u sponsorizua nga kompania PEPSI, ndërsa realizimi teknik nga Living room show.

Ne Qershor te vitit 2010, hodhi ne treg Albumin e saje te trete te titulluar " BAM BAM BAM "

Ne tetor te vitit 2010, merr pjese ne festivalin e "Kenga Magjike 2010", me kengen " KOHA SNDAL", me muzik te Darko Dimitrov dhe tekst te Eni Koci. Ne kete festival u kurorezua me cmimin e "INTEPRETUESEJA ME E MIRE E FESTIVALI"

Ne festivalin e 46-te te kenges ne radiotelevizion merr pjese me kengen "NATEN TE KERKOVA". me kompozim te Flamur Shehut.

Ne tetor te vitit 2011, mer pjese ne Festivalin "KENGA MAGJIKE 2011", me kengen " PYES VETEN", me muzike te Darko Dimitrov dhe tekst te Eni Kocit, ku u kurorzua me cmimin " INTEPRETUESJA ME E MIRE E FESTIVALIT"

Me 16.07.2012, mbaron studimet e larta per Shkenca Politike-Administrative

15.10.2011 fillon angazhimin ne Politike dhe zgjidhet
N/Kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë
dhe e mbane kete Post per 4 vite deri me dt. 15.11.2015

16.07.2012, mbaron studimet Master Shkencor “Marrdhënie Ndërkombëtare-Dipllomaci Publike”Universiteti Europian I Tiranës.

15.10.2012, Merr pjese ne Festivalin e "KENGA MAGJIKE", me kengen " ME SHEH NGA LART", me muzik te Gramoz Kozeli dhe tekst te Eni Kocit ku u kurorezua me cmimin e "INTEPRETUESJA ME E MIRE E FESTIVALIT"

05 Prill 2013 Emerohet Drejtore e Drejtorisë të Marveshjeve në Ministrinë e Punëve të Brëndshme të Republikës së Shqiperise.

23.06.2013, zgjidhet si Kandidate për Deputete në Njësinë Bashkiake Nr.6,Tiranë(Kombinat), nën siglën Partia Demokratike të Shqipërisë.

15.11.2015 zgjidhet Anetare e Keshillit Kombetare te Partise Demokratike te Shqiperise.

Mbas mbarimit te mandatit Politik, me 15.11.2015, i rikthehet fuqishem jetes artistike me krijimtari dhe bashkpunime shum te sukseshme.