Porsche Albania

Automotive Manufacturer

Mirësevini në faqen zyrtare të Porsche Albania në Facebook


Porsche Albania është pjesë e grupit Austriak Porsche Holding Salzburg. Porsche Holding Salzburg, tashmë 100% në pronësi të grupit VW, është dhe një prej grupeve më të mëdha në industrine automobilistike ne Europe.

Porsche Albania, e vendosur në Autostradën Tirane-Durrës Km.3, ka hyrë në tregun Shqiptar në 2005 me një vizion të qartë për të sjellë eksperiencën e Porsche Holding në fushën e komunikimit, shitjes dhe shërbimeve të passhitjes.

Në vitin e parë të aktivitetit kompania prezantoi dy marka: Audi dhe SEAT. Vetëm pas një viti portofolit të kompanisë iu shtua edhe marka e tretë Skoda. Në janar të 2008 Porsche Albania zgjeroi më tej portofolin e markave të saj me VW Makina Tregtare dhe nga Shtatori 2012 Porsche Albania siguroi kontraten ekskluzive per VW ne Shqiperi.
Qe nga 1 Tetor 2015 Porsche Albania eshte perfaqesuesi ekskluziv i Volkswagen ne Shqiperi , me sallonin e ri ne Autostraden Tirane- Durres, Km.7 dhe me servisin e vetem te autorizuar per markat qe perfaqeson.

“Të gjithë proçeset në Porsche Albania janë fryt i eksperiencës më të mirë të të gjithë grupit Austriak”- thotë Z. Gentian Bushati Drejtor i Përgjithëshm në Porsche Albania.

Falë mundësisë për të shfrytëzuar stokun në qëndrën e Shpërndarjes në Hungari, Porsche Albania mund të ofrojë kohë më të shkurtra pritjeje për dorëzimin e makinave apo pjesëve të këmbimit për klientët e saj.

Servisi në Porsche Albania është një aset më vete i kompanisë. Diagnostikim kompiuterik për çdo problem të automjetit shkurton në mënyrë drastike kohën e riparimit dhe jep një siguri maksimale që çdo problem që haset në mjet gjen përgjigjen e duhur.

“Porsche Albania është alternativa e parë për çdo blerje. Nëse është makinë personale, pune, për stafin, transport mallrash, pasagjerësh apo për thjesht për kënaqësinë tuaj jemi të sigurtë që kemi zgjidhjen më të mirë për kërkesat tuaja.” – shprehen dy drejtorët e Përgjithshëm të Porsche Albanias: Z. Bushati dhe Z. Jungnitsch.