KF Shkëndija

Sports Team

Official Facebook page of KF Shkëndija






Themelimi i KF Shkëndija (1979)

Ishte viti 1979 kur në Tetovë ngado që lëvizje dëgjohej lajmi që do themelohej një klub futbolli me emrin ‘Shkëndija’. Pra, një klub futbolli me emërtim në gjuhën shqipe i cili për emblemën dhe fanellën e tij do t’i kishte ngjyrat e flamurit kombëtar, ngjyrat kuqezi. Ideja për themelimin e klubit rrodhi nga intelektualë e sportdashës të guximshëm tetovarë dhe nga entuziazmi i rinisë së kësaj ane. Iniciativat e këtilla me taban kombëtar në këtë periudhë kohore ishin të vështira sepse regjimi jugosllav, jo vetëm që ishte diskriminues por kishte fobi ndaj çdo gjëje me elemente kombëtare shqiptare. Të rinjtë shqiptarë e prisnin me padurim themelimin e këtij klubi nëpërmjet të cilit ata do t’i tregonin e zhvillonin shkathtësitë e tyre në futboll dhe do të garonin në kompeticionet e ligave të vendit. Ndër të parët që e morën iniciativën e themelimit ishin Shinasi Karaxhenemi dhe Xhemaludin Abazi. Këta pastaj takohen me Mitat Eminin, i cili disa vite më parë nga fillimi i viteve të ’70-ta, e kishte regjistruar Shoqatën Sportive Shkëndija, në gjirin e së cilës tashmë ishin themeluar disa klube sportive, si Klubi i Volejbollit Shkëndija, Klubi i Karatesë Shkëndija, dhe këtyre tash po u bashkohej edhe Klubi i Futbollit Shkëndija. Karaxhenemi dhe Abazi së bashku me Eminin si kryetar i Shoqatës, shumë shpejt e zgjeruan rrethin e bashkëmendimtarëve dhe formuan këshillin që do të merrej me aktivitetet e mëtejshme. Përpjekjet e tyre këmbëngulëse rezultuan me sukses duke e anëtarësuar klubin në Lidhjen Komunale të Futbollit. Kështu, viti 1979 shënoi fillimin e funksionimit të KF Shkëndija. Drejtuesit e parë të KF Shkëndija ishin: Ismailaki Kuriu (kryetar), Ymer Reka (sekretar), Shinasi Karaxhenemi, Mustafa Mustafai, Mahmudnedim Mahmudi, Xhelal Zoti dhe Hajredin Hajredini (anëtarë kryesie). Emrat e lojtarëve që përbënin gjeneratën e parë të KF Shkëndija ishin: Genc Kuriu (kapiten), Nijazi Nuhiu (portier), Gajur Luma, Beqir Xhaferi, Rauf Ramadani, Naser Kuliku, Stojçe Ilievski (portier), Zarif Arifi, Iljaz Shahini, Pajazit Arifi, Shani Fetai, Afrim Jonuzi, Harun Ceka, Hebip Shaqiri, Menan Memeti, Zeni Arifi, Myrtezan Demiri, Besim Ibraimi, Qazim Halili (portier) ndërsa trajneri i parë ishte Xhemaludin Abazi dhe ndihmës-trajner, Abdyrezak Rustemi – Doda. Të rinjtë tetovarë e kishin treguar prej vitesh talentin dhe prirjet e tyre jo vetëm për futboll por edhe për shumë disiplina tjera sportive. Që në përballjet e para në fushën e gjelbër, skuadra e Shkëndijës shkëlqente me lojën e bukur që zhvillonte e me rezultatet e larta. Për një kohë të shkurtër klubi arriti të krijojë një skuadër shumë cilësore, kompakte dhe me ambicje të zjarrta për suksese.
___________________________

The Beginnings
The history and tradition of FC Shkëndija has a long journey which has united many generations and at the same time was challenged from many obstacles. FC Shkëndija was formed in 1979 in Tetovo with the initiative of Albanian youth who live in Macedonia. The club was formed so the Albanians who live in Macedonia could unite to support their own football club. During that period of time FC Shkendija was always target of discrimination from the officials of Yugoslavia, because it was tagged as a club which would wake up the nationalist feelings of Albanians living in Yugoslavia. Starting from the lowest division Shkendija managed to win the League in the season of 1979-1980 which lead to promotion in the Third Division. After the clubs tentative to win the title of the Third Division during the 1980-1981 season, Shkendija was promoted to the Second Division. All these achievements increased the clubs popularity among the Albanians of Macedonia. This popularity was tagged as reason for the Government which decided to abandon the club claiming that all this could lead to a nationalist movement of Albanians of Yugoslavia.
Re- establishment
After Macedonia declared independence, FC Shkendija was re-established. The club started to compete in the Fourth Division being promoted each year to higher Divisions so it finally could reach the First League of Macedonian football. In the season of 2010-2011 FC Shkendija became champion of First Macedonian League keeping a series of 16 matches without defeat. In the season of 2012 FC Shkendija managed to win over FC Vardar with 1-0 result which would be the first lost match for Vardar, one of the biggest rivals of Shkendija.
Ecolog era
In 2013, FC Shkendija was facing tremendous financial and organization difficulties, which would lead in a situation where the club was really close to lose it’s place in the First League and worst case scenario would be the teams dissolution. This situation lead to a initiative that “Ballistët” took to help the club. Shkendija’s supporters started a campaign asking from Mr.Lazim Destani and Ecolog to help the club. The campaign became viral on the social networks, and expanded in all the counties where Albanians live even in the European countries. The campaign was supported by many known people including singers, actors, sports man. Lorik Cana representative of Albanians national team, Xherdan Shaqiri representative of Switzerland National team became part of the campaign called ‘Ecolog thuaj PO!’ an Albanian quote which in English means “Ecolog say YES”!. On 31st of July 2013 Mr. Lazim Destani father of the founder and chairman of Ecolog Mr.Nazif Destani, presented the Ecolog decision to take over the club. From this moment Ecolog International became general sponsor of FC Shkendija, therefore a team of management professionals was hired to lead FC Shkendija on becoming a club with quality and European perspective. Under the new administration and management FC Shkendija managed to form the team in a record timing and started the season of 2013-2014. Now FC Shkendija has consolidated all it’s professional components of administration and management including the first team, youth categories and the academy which is one of the clubs priorities of it’s strategy.

http://www.kfshkendija.com
http://twitter.com/fcshkendija
http://instagram.com/fcshkendija
http://plus.google.com/+KFShkendija

0:52
He's here
6 months ago